Simpsons përsëri në rendin e ditës! Ja çfarë parashikuan nga inagurimi i Kamala Harris

Simpsons përsëri në rendin e ditës! Ja çfarë parashikuan nga inagurimi i Kamala Harris

12:35, 21/01/2021
A+ Aa A-

Seria e animuar The Simpsons ka plot 30 vjet që kur është krijuar nga kompania Fox, si krijim i Matt Groening.

Familja më e famshme e animuar, është një përshkrim satirik i jetës së klasës punëtore, i përbërë nga personazhet si: Homeri, Marge, Lisa, Maggie.

Shfaqja është vendosur në qytetin imagjinar Springfield dhe parodizon kulturën dhe shoqërinë amerikane, televizionin dhe ekzistencën njerëzore.

Gjatë transmetimit gati 30-vjeçar, seritë rreth familjes më të famshme botërore të animuar kanë aluduar në shumë ngjarje të jetës reale para se të ndodhnin: Presidenca Trump, sulmin e kullave binjake, marrjen e Kompanisë 20th Century Fox nga Disney.

Dhe së fundmi ata kanë parashikuar dhe veshjen e Kamala Harris ditë e djeshme, gjatë betimit të saj si Zëvëndës Presidente e Sh.B.A.

 Kamala  u shfaq e veshur me një pallto ngjyrë lejla të cilën e kishte kombinuar edhe me veshjen e brendshme.

Ajo gjithashtu mbante dhe një gjerdan me perla të stilistit të njohur Wilfredo Rosado, një pamje që të kujton gjerdanin me perla të Lisa Simpson.

Përveç kësaj një episod klasik i ‘The Simpson’ i vitit 2000 imagjinoi një të ardhme në të cilën Lisa Simpson e rritur u zgjodh presidente e Sh.B.A dhe përpiqet të shpëtojë kombin nga shkatërrimi financiar.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco