Me djalin dhe nënën, Gold AG ndan foton e ndjerë me ndjekësit

Me djalin dhe nënën, Gold AG ndan foton e ndjerë me ndjekësit

12:09, 21/01/2021
A+ Aa A-

Vetëm pak kohë më parë reperi i njohur, Gold AG, u bë baba për herë të parë, me një djalë të cilin e quajti me emrin e veçantë, Gueril.

Që nga lindja e tij, reperi është mjaft aktiv në rrejtet socaile, ku ndan shpesh momente nga prindërimi, një rol, që siç duket po i shijon shumë.

Së fundmi, Gold AG ka publikuar një fotografi ku shfaqet krah të birit dhe nënës së tij.

Këngëtari ka treguar më herët se në jetën e tij, i ka munguar dashuria e babait, pasi është rritur pa baba, por kjo dashuri nuk do t’i mungojë kurrë vogëlushit të tij.

 “Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe, shkroi Gold AG.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco