Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Gëzim Myshketa, baritoni shqiptar që po shkëlqen në operat europiane premton një projekt në Shqipëri

Gëzim Myshketa, baritoni shqiptar që po shkëlqen në operat europiane premton një projekt në Shqipëri

11:29, 21/01/2021
A+ Aa A-

Baritoni i njohur Gëzim Myshketa, djali nga Durrësi i cili po shkëlqen prej vitesh në Europë,  ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, në një lidhje me Skype nga Franca, ku ai po vë në jetë një nga projektet e fundit të tij.

Ai tregoi se pavarësisht pandemisë, dhe situatës problematike të Covid-19, e cila kufizon jetën e artit dhe ndalon grumbullimet, ai aktualisht është i angazhuar me punë, falë disa formulave që janë gjetur per një zgjidhje të mesme.

Aktualisht, Gëzimi tregoi se po punon me një video e cila është projekt i operës franceze dhe është i lumtur për finalizimin e këtij projekti i cili do të mbyllet shumë shpejt.

Image

I pyetur nga moderator Flavio Qarri, mbi jetën e muzikantëve klasikë të cilët ndryshe nga këngëtarët e zhanreve të tjera, e privojnë veten nga adrenalina që vjen nga bashkëpunimi me publikun, Gëzimi u shpreh:

“Ke të drejtë, por ne jemi pak 'më të zhveshur' sepse çdo gjë duhet te jetë lineare dhe e pastër, prandaj quhet dhe ‘kanto e bukur’, pra që të jetë çdo gjë perfekte. Dhe shpesh ato që në muzikën e lehtë mund të jenë disa gjëra që mund të jenë vlera, në fushën tonë shndërrohen në antivlera.”

Flavio: Cilat janë risitë që ofron kjo video me të cilën po punon?

Gëzimi: Do të distribouhet kudo në Francë dhe europë, nëpër kanalet e operas klasike, dhe kjo është diçka mjaft e mirë, pasi flitet për numra shumë të mëdhenj spektatorësh. Mezi pres të mbaroj këtu dhe do të jem përsëri në Francë, më saktë në Marsejë për tjetër projekt”

Gjithashtu, artisti paralajmëroi një projekt shum të afërt në Shqipëri, i cili do të vijë në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit.

Image

Në lidhje me këtë projekt, ai u shpreH: “Kam menduar një formulë shumë interesante që e kam shumë për zemër, dhe e vetmja gjë që mund të zbuloj paraprakisht është se do të jetë shqip.”

Gëzimi tregoi se prej vitesh është rezident në Itali, por që nuk beson se do të jetojë përgjithmonë aty, pasi ka problematika të mëdha me artin, dhe se një opsion i mundshëm  ‘ për tu arratisur’ është dhe Amerika.

Flavio: E ke menduar ndonjëherë pensionimim (të plakesh)  në Shqipëri?

Gëzim: “Kolegët italianë dhe gjermanë më kanë sharë për këtë gjë, pasi më thonë që Shqipëria ka një taksë minimal të artistëve, kur ne, më tepër se gjysma në shkon në taksa, dhe detyrime të tjera. Shqipëria do të ishte një zgjidhje shumë e mirë nga ana ekonomike, le të themi për më tepër kursim. Do të kthehem në Shqipëri sigurisht, por shpresoj sa më larg, kjo në bazë të mundësive që do të më ofrohen”.

Për Syri.net: R.Dogjani

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco