Sa kushtoi paraqitja e djeshme e Melania Trump dhe Jill Biden?!

Sa kushtoi paraqitja e djeshme e Melania Trump dhe Jill Biden?!

08:56, 21/01/2021
A+ Aa A-

Amerika hapi një faqe të re në historinë e saj me betimin e Presidentit të 46-të Joe Biden .

 Disa orë më parë, ish Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania, u larguan nga Shtëpia e Bardhë dhe çifti tashmë ka mbërritur në Mara a Lago, Florida, ku ndodhet shtëpia e tyre luksoze e pushimeve. 

Në momentine largimit ish Zonja e Parë Melania Trump ishte e veshur nga koka deri tek këmbët me të zeza.

Ish modelja nga Sllovenia zgjodhi të vishte një xhaketë të zezë Chanel e cila kushton 5600 dollarë, një çantë të zezë Hermes Birkin të bërë me lëkurë krokodili vlera e të cilës tejkalon çmimin prej 70.000 dollarësh.

Këpucët e ish-Zonjës së Parë ishin Christian Louboutin me një vlerë prej 795 dollarë.

Image

Ndërsa tashmë  Zonja e Parë e re Jill Biden dukej si një ansambël blu të ndritshëm në betimin e bashkëshortit të saj.

Mësuesja 69 vjeçare e anglishtes u shfaq me një pallto blu të hapur me vlerë 2800 dollarë dhe një fustan me të njëjtën ngjyrë  me çmimin 2700 dollarë.

Veshja e Jill Biden ishte krijimi i shtëpisë së modës Markarian.

Gruaja e presidentit të ri të SHBA përfundoi pamjen e saj me këpucë prej kamoshi në hije nudo të stilistit të preferuar të Princeshës Diana, Jimmy Choo, me vlerë 650 dollarë.

Ndërsa çanta e mbajtur nga Jill Biden kapte vlerën 1450 dollarë është krijimi i Tyler Ellis një dizanjer i ri i aksesorëve me qendër në Los Angeles dhe krijimet e tij preferohen nga yjet e Hollivudit.

Maska blu që Jill Biden mbante në fytyrë u krijua posaçërishtë për Zonjën e parë nga pronarja e shtëpisë Markarian, ALexandra O’Neiil, çmimi i të cilës është 60 dollarë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco