Melisa tregon e përlotur historinë e vështirë të jetës: Më kanë dhunuar fizikisht

Melisa tregon e përlotur historinë e vështirë të jetës: Më kanë dhunuar fizikisht

23:18, 20/01/2021
A+ Aa A-

Në puntatën e sotme të "Përputhen", në Top Channel, Melisa rrëfeu historinë e saj të dhimbshme. Ajo tha se ka qenë e bullizuar dhe e dhunuar nga bashkëmoshatarët kur jetonte në Itali, sepse nuk ishte në nivelin e tyre financiar.

Melisa tregoi se këtë histori nuk e dinin as prindërit e saj, vetëm motra dhe shoqja e saj.

“Kam qenë e bullizuar, e kam kaluar edhe me dhunë fizike, unë ndërroja shpesh klasë dhe ato të ‘famshmit’ e shkollës më ngacmonin se isha e fundit. Më përndiqnin deri sa arrinin qëllimin. I vetmi moment që nuk mbaja dot më, ja tregova motrës, ajo ishte fëmijë për vete. E ka ditur vetëm ajo dhe shoqja ime  e ngushtë në Itali, këtë po e marrin vesh për herë të parë edhe prindërit e mi.

Isha ai fëmija që vetëm ikja me vrap, moshatarët e mi ushtronin dhunë, shkoja me fustan të gjatë në shkollë, mësoja, mundësitë financiare nuk i kam pasur. Kam qenë në klasë të 8 dhe librat i kam pasur të shkruar të gjithë me dorë sepse nuk i blija dot. Në fillim më bullizuan se isha e reja, isha e vetme, mësoja, më pas mbase më bullizonin nga zilia, nuk e di”, tha Melisa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco