Mashkulli më seksi i vitit 2020 kapet mat në momente intime me të dashurën modele

Mashkulli më seksi i vitit 2020 kapet mat në momente intime me të dashurën modele

22:28, 20/01/2021
A+ Aa A-

Mashkulli më seksi, Michael B. Jordan po shijon lidhjen e dashurisë me modelen 24-vjeçare, Lori Harvey.

Pas konfirmimit të lidhjes pak ditë më parë, çifti është fotografuar në momente intime teksa shijonin rrezet e diellit në Saint Barthelemy.

Me një gotë martini në dorë, 33-vjeçari shihet duke u puthur dhe përqafuar me modelen.

Ndërsa Lori Harvey dukej mjaft seksi e veshur me bikini minimaliste që i ekspozonin format e saj bombastike trupore.

Çifti po kalonin mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dukeshin të pandashëm në oqean teksa zbaviteshin së bashku.

Kujtojmë se rreth një vit më parë Lori Harvey festoi ditëlindjen në krah të reperit Future në një pishinë në Xhamajka, por raportohet se u ndanë në muajin gusht të vitit të kaluar.

Gjithashtu raportohet se modelja ka qenë në një romancë me Trey Songz, reperin Diddy dhe djalin e tij 27-vjeçar, Justin Combs.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco