VIDEO/ Lady Gaga dhe Jennifer Lopez rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve në inaugurimin e Biden

VIDEO/ Lady Gaga dhe Jennifer Lopez rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve në inaugurimin e Biden

21:18, 20/01/2021
A+ Aa A-

Dy artistet Lady Gaga dhe Jennifer Lopez ishin të përzgjedhura për të performuar në inaugurimin e Presidentit të 46-të të SHBA-ve, Joe Biden. E para që u ngjit në skenë për të performuar ishte Lady Gaga, që duhet thënë se pati edhe peshën më të madhe. 

Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga këndoi himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që po zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.

Ndërsa Jennifer Lopez performoi “America the Beautiful”, pak pasi Kamala Harris bëri betimin e saj si zëvendës presidente. Artistja kishte vendosur që të vishej e gjitha me të bardha. Ndërkohë që ishte në skenë, Jennifer u shpreh në spanjisht: “Një komb, me liri dhe drejtësi për të gjithë”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco