Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Këngëtari i njohur del pozitiv me Covid-19

Këngëtari i njohur del pozitiv me Covid-19

19:56, 20/01/2021
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, Robbie Williams ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai ishte në Karaibe në fund të vitit të kaluar me gruan e tij Ida Field dhe katër fëmijët e tyre, ndërs tani ata kanë vendosur të zgjasin qëndrimin e tyre në ishullin Shën Barthelemy, ku kanë marrë me qira një vilë që kushton 120,000 euro në javë, pasi duhet të rrijnë në izolim.

Këngëtari do të qëndrojë në izolim për 14 ditë dhe zëdhënësit e tij nuk pranuan të komentojnë mbi këtë çështje kur u kontaktua nga Mail Online.

Deri më tani nuk ka asnjë prononcim nga Robbie në lidhje me këtë lajm, gjithçka pritet të konfirmohet në ditët në vijim.

Kujtojmë se këngëtari publikoi një këngë për festat e fundvitit e cila mbante mban titullin “Can’t Stop Christmas”.

“Can't Stop Christmas” është një këndvështrim argëtues i këngës tradicionale të Krishtlindjes që reflekton një 2020 në mes të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco