Skandali/ Erdhën në jetë me nëna zëvendësuese, aktorja braktis dy fëmijët pas ndarjes nga partneri

Skandali/ Erdhën në jetë me nëna zëvendësuese, aktorja braktis dy fëmijët pas ndarjes nga partneri

17:09, 20/01/2021
A+ Aa A-

Aktorja kineze, Zheng Shuang është bërë pjesë e një skandali, pasi akuzohet nga ish-partneri i saj, producenti Zhang Heng se ka braktisur dy fëmijët e saj të ardhur në jetë nga nëna surrogate (zëvendësuese).

Në certifikatat e lindjes së fëmijëve tregohet se prindërit janë Zheng Shuang dhe Zhang Heng, si dhe datat e tyre të lindjes, djali lindi më 19 dhjetor 2019 dhe vajza, 4 janar 2020.

Raportohet se çifti ishin martuar fshehurazi në Amerikë para se të punësonin dy nëna zëvendësuese, që do sillnin në jetë bebet e tyre.

Dhe për shkak se lindja e fëmijëve me nëna zëvendësuese është e paligjshme në Kinë, Zheng Shuang është kritikuar për “thyerje të ligjit”.

Një burim i afërt me producentin ka pohuar se Zheng Shuang nuk ka lejuar që fëmijët e saj të shkojnë në Kinë pavarësisht kërkesave të Zhang Heng.

Meqenëse fëmijët një-vjeçarë janë shtetas amerikan, ata u kërkojnë të dy prindërve të paraqesin një seri dokumentesh përpara se të lejohen të udhëtojnë drejt Kinës. Dhe Zheng Shuang thuhet se ka refuzuar të nënshkruajë letrat.

Zhang Heng ndodhet në Amerikë dhe zbuloi në Weibo se po kujdeset për “dy jetë të reja të pafajshme”, pra fëmijët e tij.

Ndërkohë ditën e djeshme, aktorja theu heshtjen duke postuar dy deklarata të ndryshme në Weibo.

Në të parën, ajo e konsideroi skandalin “një situatë jashtëzakonisht të trishtueshme që po ekspozohej ndaj publikut me qëllime të fshehta”, teksa shtoi se ekipi i saj ligjor në SHBA dhe Kinë po merren me situatën si edhe nuk kishte shkelur ligjet e vendit të saj kur ishte në tokën kineze.

Më vonë postoi një deklaratë tjetër, ku pretendoi se zbuloi se Zhang Heng e tradhtoi atë në shtator 2019, prandaj u kthye në Kinë: “Prindërit e Zhang Heng u kërkuan falje prindërve të mi. Atë natë, babai im më tha t’i jepja para nëse ishte kjo ajo që ai dëshironte. Ata nuk donin që të fajësoja veten time. Mami, babi, më vjen keq që nuk iu lashë të flisnin por çdo gjë që themi mund të bëhet thashethem.”

Aktorja gjithashtu indirekt pranoi se ishte nëna e dy fëmijëve në fund të postimit, kur u shpreh: “Më duhej ndihmë për të kuptuar se si ta zgjidhja situatën me fëmijët.”

Babai i Zheng Shuang i quajti Zhang Heng dhe familjen e tij “të poshtër dhe dinakë”.

“Ne do të marrim përgjegjësinë për dy fëmijët. Ne jemi një familje e përgjegjshme,”– shkroi babai i aktores në rrjetet sociale.

Ndrkohë shtëpia luksoze e modës, Prada pas lajmeve prishi marrëveshjen me aktoren e njohur kineze, vetëm një javë pasi e prezantoi si imazhin e saj në Kinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco