Pas thuajse 1 viti bashkë, merr fund romanca mes Ben Affleck dhe Ana De Armas

Pas thuajse 1 viti bashkë, merr fund romanca mes Ben Affleck dhe Ana De Armas

14:00, 20/01/2021
A+ Aa A-

Ben Affleck dhe Ana de Armas i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Për shkak të qëllimeve të ndryshme që kanë për jetën, çifti nuk e zgjati lidhjen e tyre më shumë se 1 vit.

Një burim tha për “People” se Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles ndërsa Ben duhet të qëndrojë pasi fëmijët e tij jetojnë aty.

“Ndarja ishte miqësore, por Ana ishte ajo që kërkoi ndarjen”, ka thënë një burim pranë Us. Ben dhe Ana kanë bërë një lëvizje në lidhje me jetën e tyre. Të dy nuk mund të zgjidhnin çështjet dhe kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre”.

Fituesi i ‘Oscar’, 48 vjeç, dhe aktorja, 32 vjeçe, xhiruan “Deep Water” së bashku përpara se të ndiznin thashetheme për romancë. Dyshja filluan lidhjen në mars të vitit 2020 gjatë një udhëtimi për në Kubë. Më pas ata u panë krah njëri-tjetrit edhe në Kosta Rika.

Affleck dhe de Armas zyrtarizuan romancën e tyre në rrjete sociale në prill të vitit 2020, kur aktorja po festonte ditëlindjen e saj.

Ata e kaluan karantinën bashkë dhe dukeshin shumë të dashuruar, por mesa duket gjërat ndryshuan gjatë rrugës.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco