Sindi: 'Muratin e shikoj si partnerin tim të ardhshëm', por çfarë mendojnë prindërit e Muratit për të?

Sindi: 'Muratin e shikoj si partnerin tim të ardhshëm', por çfarë mendojnë prindërit e Muratit për të?

10:22, 20/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshmë në ’Përputhen’ u transmetua takimi i Sindit dhe Muratit, një takim që u komentua shumë në studio, për shkak të afeksionit dhe qetësisë, që çifti arriti të përcjellë gjatë takimit.

Sindi, gjatë komenteve në studio, nuk ngurroi ta pohonte faktin se e shikon Muratin si partnerin e saj të ardhshëm, teksa u shpreh:

"Po e shoh si partnerin tim të ardhshëm, me aq sa e njoh deri tani. Më pëlqen shumë qetësia që më jep Murati në takim. Unë mërzitem shumë në takime dhe nga veprimet dhe detajet e vogla dhe pse nuk e jap veten, por Murati më jep shumë qetësi."

Ndërkohë, Murati u pyet, nëse familja e tij e kishte parë takimin dhe se çfarë mendonin ato për Sindin.

Murati u përgjigj: Po thanë që je e ëmbël, po pak e vogël kështu, si fizik.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco