Bebe Rexha e përmalluar për rrënjët e saj, mezi pret të udhëtojë drejt Shqipërisë

Bebe Rexha e përmalluar për rrënjët e saj, mezi pret të udhëtojë drejt Shqipërisë

09:55, 20/01/2021
A+ Aa A-

Bebe Rexha ka treguar gjithmonë se dhe pse larg shqipërisë nuk i harron kurrë rrënjët e saj.

Këngëtarja me famë botërore, ka treguar me krenari prejardhjen e saj, Shqipërinë.

Ndër të tjera, Bebe ka pohuar gjithmonë se ajo dëshiron të vizitojë Shqipërinë sa herë të mundet.

Dhe me sa duket , situata pandemike e ka mërzitur paksa yllin me famë botërore, pasi udhëtimet janë mjaft të vështira në këtë periudhë.

Me anë të një Story në Instagram, ajo postoi një video satirike, e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe shkruan:  “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

Me këtë, Bebe tregoi se mezi pret që karantina të përfundojë dhe sapo t’i jepet mundësia, do të kthehet edhe njëherë në Shqipëri për të vizituar bashkëkombësit e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco