'Je më e mira në botë', Gent Fatali më i dashuruar se kurrë

'Je më e mira në botë', Gent Fatali më i dashuruar se kurrë

09:36, 20/01/2021
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Gent Fatali, ngelet një nga personazhet më të dashura.

Dhe pse prej kohësh ai është distancuar nga muzika, për t'iu përkushtuar biznesit të tij, përsëri ai ngelet një nga reperët më të komentuar.

Prej vitesh, artisi po shijon një romancë dashurie me Rozafën, motrën e Loredanës.

Pak kohë më parë, u fol se dyshja e ka kurorëzuar tashmë dashurinë e tyre me martesë, por ky fakt u mohua nga Genti.

Ndërkohë, së fundmi në “After party”, Genti tregoi 3 cilësi që vlerëson më shumë tek Rozafa: sinqeritetin, mbështetjen dhe mençurinë.

Dhe mbi të gjitha, ai nuk harroi t’i tregonte edhe njëherë të dashurës së tij se sa shumë e dashuron. “Ta ha zemrën. Je ma e mira në botë“, u shpreh reperi. 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco