Meralit i mbetet faji për vdekjen e Harikës, sot në 'Lule të vetmuara'

Meralit i mbetet faji për vdekjen e Harikës, sot në 'Lule të vetmuara'

08:48, 20/01/2021
A+ Aa A-

Kader nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga Ezhderi. Feride dhe Ali ndjekin një rast të tmerrshëm të një fëmije.

Ali e ka të vështirë t’i afrohet Ejlylit për shkak të Toprakut i cili tregohet shumë protektiv ndaj saj.

Songyl dhe Gynej janë të lumtur me jetesën në shtëpinë e re por Selen është e pakënaqur me jetën që bën i biri.

Ajo i fton të dy të jetojnë në shtëpinë e saj por Gynej nuk pranon dhe i tregon se ata duhet të kujdesen për Zehrën.

Selen zihet me Zehrën dhe e kërcënon.

Ndarja nga jeta e Harikës lë një hidhërim të thellë tek Maxhide.

Meral ndërkohë mbetet pa përgjigje mbi vendndodhjen e Kaderit duke qenë se gjithë këtë kohë priste zgjimin e Harikës.

Maxhide fajëson Meralin për vdekjen e Harikës dhe thotë se ajo do ta paguajë këtë që bëri./revistawho.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco