U gjet e pajetë në rrugë, del autopsia e modeles

U gjet e pajetë në rrugë, del autopsia e modeles

08:04, 20/01/2021
A+ Aa A-

Muajin e kaluar u gjet e pajetë modelja 26-vjeçare, Alexis Robinault, e njohur edhe si Alexis Sharkey.

Mediat e huaja raportonin se modelja se është gjetur anash një rruge në Huston. 

Sot raportohet se nga autopsia është zbuluar se Alexis është mbytur për vdekje.

"Nuk kemi arrestuar asnjë deri tani. Çështja po hetohet", tha policia e Houston-it.

Një ditë para se të shpallej e humbur, Alexis kaloi Ditën e Falenderimeve me bashkëshortin e saj në apartamentin e tyre dhe më pas kaloi për darkë tek shtëpia e një mikeshe.

Më pas nuk dihet ç'ka ndodhur me modelen. 

Trupi i saj u gjet 3 milje larg apartamentit ku jetonte.

Modelja ishte shumë e njohur në Instagram ku ndiqej nga 50 mijë ndjekës dhe udhëtonte në shumë vende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco