Xhevahir Zeneli: Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Xhevahir Zeneli: Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

23:10, 19/01/2021
A+ Aa A-

Aktori i madh i humorit Xhevahir Zeneli në një rrëfim për jetën e tij artistike por edhe atë personale, ka treguar për A-Show me gazetarin Adi Krasta, grimca të jetës së tij. Ai tregoi se është nga fshati Luaras i Kolonjës, që ka nxjerrë 3 mësues të shquar, kun ë filmin e tij të parë me regji të Vladimir Priftit, kishte pikërisht rolin që duhet të vriste mësuesin e shquar të fshatit të tij, Petro Nini Luarasin.

‘Unë jam nga Luarasi i Kolonjës, fshati i mendjes nga ku kanë dalë tre mësues të mëdhenj. Madje në filmin tim të parë me regji të Vladimir Priftin unë kisha rolin që të vrisja mësuesin, Petro Nini Luarasi.

Unë babain e kam pasur polic edhe një vëlla po kështu.

Në Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma vodhën shkollën 5 herë.

Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mirë.

Por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë.

Birçe Hasko më vonë më tha që ke qenë në teh të thikës edhe mund të të flaknim jashtë. Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco