Vdekja misterioze e studentes në hotel, ende e pazgjidhur. Dokumentari që do të zbuloi të vërteta të tmerrshme

Vdekja misterioze e studentes në hotel, ende e pazgjidhur. Dokumentari që do të zbuloi të vërteta të tmerrshme

21:18, 19/01/2021
A+ Aa A-

Një dokumentar me disa seri do të publikohet në Netflix më 10 shkurt.

Seritë do të flasin për vdekjen misterioze të Elisa Lam, një turiste kanadeze 21-vjeçare, e cila po qëndronte në Hotel Cecil në Los Angeles në shkurt të 2013-ës.

Kur Lam u zhduk, duke lënë pas të gjithë e pasurisë së saj, përfshirë portofolin dhe ID-në e saj në dhomën e hotelit, ajo ndezi një furi mediatike dhe mobilizoi një komunitet të detektivëve të cilët kishin dyshime në lidhje me pamjet e fundit të kamerave të sigurisë, si dhe të disa prej personave të tjerë duke qëndruar në hotel.

Dokumentet përfshijnë intervista me punonjësit e hotelit dhe mysafirët. Disa javë pas zhdukjes së saj, trupi u gjet në rezervuarin e ujit në tarracën e hotelit.

Kanë kaluar shtatë vjet, por rrethanat e historisë së saj janë ende një “fiksim” i hetuesve, që shtrojnë pyetjen: “Çfarë ndodhi me Elisa Lam?”

Ndërsa çështja u bë e njohur për publikun, policia lëshoi pamjet e fundit të saj, një video e frikshme dhe e çuditshme në ashensorin e hotelit.

Videoja u publikua në 2013-ën duke e përdorur internetin si një përpjekje për të zbuluar misterin.

Ndërsa çështja është mbyllur zyrtarisht, historia mbetet ende një mister i pazgjidhur. “The Vanishing In the Cecil Hotel” do ketë katër seri dhe pritet të publikohet së shpejti.

Hotel Cecil ka qenë një pikë e nxehtë për vdekje të çuditshme, që nga hapja e tij në 1927-ën, por këto do t’i tregojë më mirë dokumentari.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco