Sindi doli në takim me Muratin, por Atdheu bën veprimin e papritur. Melisa i kërkon llogari

Sindi doli në takim me Muratin, por Atdheu bën veprimin e papritur. Melisa i kërkon llogari

19:21, 19/01/2021
A+ Aa A-

Në emisionin e sotëm të Përputhen në qendër të vëmendjes ishte takimi i Sindit me djalin turk, Muratin.

Por detaji që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një xhest i Atdheut, i cili teksa diskutohej në studio, i dërgon një puthje me dorë Sindit.

Të gjithë ngelën të habitur, duke e pyetur se për çfarë ishte kjo.

“Hë mo Atdhe, po kjo çfarë ishte,” pyeti e para, Melisa që ka pasur një takim shumë të afërt me djalin nga Kosova.

“Asgjë, është një puthje shoqërore për Sindin,” tha Atdheu.

Fjalën më pas e mori Sindi e cila u shpreh se Atdheu ka qenë i vetmi që i ka qëndruar afër dhe e ka mbështetur në një kohë që të gjithë i ishin vënë kundër./gazetashqip/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco