Lei Kraja prezanton motrën dhe shtron një pyetje

Lei Kraja prezanton motrën dhe shtron një pyetje

12:19, 19/01/2021
A+ Aa A-

Moderatorja Lei Kraja është shpërngulur prej vitesh në Shqipëri, për të vazhduar karrierën.

Ajo ka jetuar për shumë vite në SHBA me familjen e saj, por tashmë që ndodhet këtu duket se i mungon.

Për këtë arsye Lein nuk e kemi parë të shfaqet shpesh me familjarët e saj, mirëpo së fundmi ajo na ka prezantuar me motrën.

Lei ka postuar në rrjete sociale një foto me motrën e saj, që quhet Miriam dhe nuk e dimë nëse është më e madhe apo më e vogël se moderatorja.

Në foton e publikuar dy motrat shfaqen pranë njëra-tjetrës dhe Lei ka pyetur ndjekësit e saj nëse ngjasojnë apo jo me njëra-tjetrën.

Pjesa më e madhe e tyre thonë se ngjajnë bashkë dhe në fakt motrat kanë shumë tipare të njëjta. Ato të dyja kanë tipare të errëta dhe duken si hija e njëra-tjetrës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco