Vdes në moshën shumë të re djali i miliardierit dhe supermodeles së 'Victoria Secret'

Vdes në moshën shumë të re djali i miliardierit dhe supermodeles së 'Victoria Secret'

11:15, 19/01/2021
A+ Aa A-

Familja e supermodeles Stephanie Seymour dhe burrit të saj miliarder Peter Brant po përjetojnë momente të vështira.

 Djali i tyre 24-vjeçar, Harry, humbi tragjikisht jetën e tij para kohe nga një mbidozë e drogës, siç njoftoi familja dje, të hënën.

Djali i vogël i Seymour u gjet i vdekur të dielën, vetëm disa ditë para pranimit të tij të planifikuar në një klinikë rehabilitimi, sipas prindërve të tij në një deklaratë për media.

Varësia e tij nga droga ishte e njohur në qarqet e modës dhe për fat të keq Harry një person shumë i dashur në këtë fushë nuk i'a arriti të dalë një fitues.

Sipas Page Six , Harry Bradt dhe vëllai i tij Harry i Ri kishin krijuar një linjë kozmetike unisex shumë inovative për MAC. 

Pasi kanë trashëguar gjenin e nënës së tyre për modën dhe bukurinë, të dy të rinjtë kanë bërë gjithmonë një emër për veten e tyre me paraqitjet e tyre të përbashkëta dhe kanë marrë vlerësime të mira për stilin e tyre.

''Me trishtim të madh ndajmë me ju lajmin se djali ynë i dashur, Harry Bradt, humbi betejën e tij me varësitë dhe vdiq pasi mori një mbidozë të ilaçeve. Zemrat tona janë të thyera. Harry donte të kapërcente varësinë e tij dhe për disa ditë ai duhej të kthehej në një qendër rehabilitimi" thanë në deklaratë prindërit e Harry-t, duke u kërkuar mediave të respektonin dhimbjen e familjes gjatë këtyre kohërave të vështira dhe të mbanin distancën e tyre.

Harry e donte modën dhe hapi rrugë të reja në fushën e bukurisë dhe kozmetikës për burrat, përmes punës me një kompani të madhe.

 "Ai ka arritur shumë në 24 vitet e tij", përfundon njoftimi.

Pavarësisht pasurisë dhe dashurisë që morën nga prindërit e tyre, të dy Harry dhe Peter Jr. kishin vite të trazuara adoleshence.

Në 2016 Harry u arrestua për posedim të drogës ndërsa në të njëjtin vit u gjet i prangosur dhe vëllai i tij, pasi u kap në gjendje të dehur në aeroport.

Në vitin 2009, kur martesa e Stephanie Seymour me Peter Bradt ishte në krizë, burri i saj e akuzoi atë për abuzim me pilula dhe  me alkoolin në letrat e divorcit.

 Pas disa kohësh, çifti e gjetën përsëri njëri-tjetrin dhe divorci nuk vazhdoi.

 Në vitin 2014, Seymour u gjet në gjendje të dehur tek niste Range Rover-in e tij, i cili përfundimisht u përplas me një shenjë rrugore,ndërsa burri i saj kaloi disa javë në burg për evazion fiskal.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco