Can Yaman i hedh më shumë 'benzinë zjarrit' për lidhjen e tij me Diletta Leotta

Can Yaman i hedh më shumë 'benzinë zjarrit' për lidhjen e tij me Diletta Leotta

10:28, 19/01/2021
A+ Aa A-

A janë vërtetë të dashuruar apo publikojnë fraza për të reklamuar veten e tyre?

Dieltta Leotta dhe Can Yaman dërgojnë mesazhe në distancë duke hedhur dyshime që pasioni vahzdon mes tyre edhe pse janë larg.

‘Pavarësisht shiut qielli mbi Romë mban erë ëndrrash’ shkroi aktori menjëherë pas ndeshjes Roma –Inter.

Të dy i dërgojnë njëri-tjetirt sinjale të koduara.

Dhe nuk është hera e parë.

Disa ditë më parë, gjatë një episodi në radio që Leotta drejton me Daniele Battaglia, në sfond u luajt një këngë turke dhe të dy shkëmbyen batuta.

 Diletta tha:A mund të përshëndes? Ai po na dëgjon’.

Sidoqoftë ndjekësit e aktorit turk nuk e pëlqejnë këtë lidhjen e tij me  gazetaren italiane dhe kanë frikë se ajo mund të tallet me të.

Kaq i madh ishte sulmi në postimet e tij në rrjete sociale sa Yaman u detyrua  të mbyll komentet.

Jo vetëm sipas mediave italiane çifti kanë dhe këngën e tyre, 'Një natë Napoli'. 

 Can Yaman ndau në Stories  këtë këngë pikërisht ditën kur Leotta ishte në kryeqytetin napolitan për të ndjekur ndeshjen Napoli-Fiorentina. 

Dhe e njëjta këngë u nda dhe nga Diletta para se të zbarkonte në qytet. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco