U shtrua në spital me urgjencë pas lindjes së djalit, aktorja tregon gjendjen shëndetësore

U shtrua në spital me urgjencë pas lindjes së djalit, aktorja tregon gjendjen shëndetësore

21:39, 18/01/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur e telenovelave, Fernanda Castillo u bë nënë për herë të pare më 19 dhjetor 2020. Ajo dhe i fejuari i saj, Erik Hayser, janë bërë prindër të një djali, të pagëzuar me emrin Liam.

Por pak ditë pas lindjes, raportohet se është ajo shtruar në spital për shkak të një ndërlikimi pas lindjes.

Ishte mamaja e aktores e cila konfirmoi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ditën e shtunë se vajza e saj kaloi disa ndërlikime shëndetësore, ndërsa sqaroi se për fat të mirë ajo aktualisht është në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë ditën e sotme, vetë aktorja reagoi nëpërmjet një statusi në Instagram.

Ajo ka ndarë një foto ku shihet gishti i djalit të saj Liam, duke mbajtur gishtin e saj.

Fernanda shkruan se ka një qenë një javë shumë e vështirë por tashmë është mirë dhe është në shtëpi, së bashku me të fejuarin dhe të voglin e saj.

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin tim: Të hënën e kaluar më duhej të shtrohesha urgjentisht në spital për një ndërlikim të rëndë të vonë të lindjes sime. Ishte një javë shumë e vështirë, por sot jam mirë, në shtëpi dhe me familjen time. Faleminderit Zoti për ju të dy @ erikhayser dhe Liam të cilët keni qenë arsyeja më e mirë për të luftuar.

Faleminderit Dr. Patricio Sanhueza Smith për shpëtimin e jetës sime, Faleminderit Dr. Edgar Cornejo, mamia ime Paula Rivera, për të gjithë mjekët, banorët, infermieret e Spitalit Spanjoll që u kujdesën për mua, që sot të mund ta shkruaj këtë. Familjeve tona që na kanë mbështetur. Falë urimeve të mira të kaq shumë miqve dhe lutjeve të të gjithë njerëzve. Falënderoj shtypin për interesin e tyre dhe për respektimin e heshtjes dhe hapësirës që më duhet për të rimarrë shëndetin tim në të gjitha kuptimet.”/Burimi:MxHola/ Pershtati:K.H/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco