Aktori i famshëm tregon si i ndryshoi jeta pas ardhjes në jetë të vajzës

Aktori i famshëm tregon si i ndryshoi jeta pas ardhjes në jetë të vajzës

17:51, 18/01/2021
A+ Aa A-

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grint, i njohur për rolin e Ron Weasley, u bë baba për herë të parë në 7 maj të vitit të shkuar. Ndërkohë disa muaj më parë ai ju bashkua Instagram-it dhe postimi i parë shkriu zemrat e të gjithëve. Ai publikoi një foto me vajzën e tij, të cilën e prezantoi për herë të parë me gjithë botën.

Aktori thye rekordin e David Attenboroughit për arritjen më të shpejtë të një milion ndjekësve në Instagram. Këtë shifër “të magjishme” ish-ylli i “Harry Potterit” e arriti për katër orë e një minutë.

“Hej Instagram, 10 vite me vonë, por ja ku jam. Grint në Instagram. Ju prezantoj të gjithëve me Wednesday G.Grint. Ruani veten, Rupert”, shkroi aktori krahas fotos.

Së fundmi, ai ka treguar se si i ka ndryshuar jeta pas ardhjes në jetë të vajzës.

Rupert ka treguar se ka ndaluar së piri duhan dhe ka filluar të flej shumë here më mirë.

“Është shumë qejf. E ndjej që kam ndryshuar si njeri. Kam ndaluar së piri duhan menjëherë. Kam filluar të fle shumë herë më mirë, sepse më parë kam pasur shumë probleme të tmerrshme me gjumin, tani po fle”, është shprehur ai në një intervistë.

Aktori ka treguar se ardhja në jetë e vajzës gjate pandemisë i bëri gjërat më interesante dhe eksperiencën shumë më të gjallë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco