U shtrua në spital pas një problemi në tru, ja si është gjendja shëndetësore e reperit

U shtrua në spital pas një problemi në tru, ja si është gjendja shëndetësore e reperit

16:48, 18/01/2021
A+ Aa A-

Pak dite më parë, reperi dhe producenti Dr Dre u shtrua me urgjencë në një spital në Los Angelos, ku u trajtua për një aneurizëm serioz në tru.

Thuhet se legjenda e muzikës rap, vuan nga aneurizma cerebrale, që është një sëmundje e enëve të gjakut të trurit e cila vjen si pasojë e një dobësimi në murin e arteries të trurit duke shkaktuar zgjerim të një pjese të saj ose një fryrje.

Çarja e saj mund të shkaktojë hemorragji me pasoja shumë të rënda për jetën dhe mund të jetë edhe fatale.

Megjithatë, reperi pas shtrimit ne spital, u shpreh përmes një postimi në rrjete sociale se ndihej mirë dhe falenderoi stafin mjekësor që u kujdesur për të.

Mirëpo, prej ditësh s’po mësonim asnjë lajm nga reperi dhe fansat u bënë merak. Kështu, ekipi i Dr. Dre bëri me dije se gjendja shëndetësore e reperit është stabilizuar dhe ai tashmë ka dalë nga spitali.

Producenti Focus, ka ndarë me ndjekësit një foto nga studio e tyre, ku shihet bashkë me Dr Dre. /Burimi:Entertament/Pershtati:K.H/Syri.net/

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Focus... (@focus3dots)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco