Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Meghan King dhe Will Roos bëjnë zyrtare romancën e tyre

Meghan King dhe Will Roos bëjnë zyrtare romancën e tyre

15:07, 18/01/2021
A+ Aa A-

Vit i ri, dashuri e re, për Meghan King!

Gjatë fundjavës, ish-ylli i "Real Housewives of Orange County" zbuloi në Instagram se ajo ka një të dashur të ri, dhe ai është Will Roos.

“Njihuni me mikun tim @willroos. Ne kemi qenë miq për një vit,” postoi King në një histori në Instagram, sipas People.”

King, 36-vjeçare, e cila u nda nga bukuroshi Christian Schauf në nëntor, gjithashtu bëri shaka për statusin e saj të marrëdhënies me "mikun e kthyer në të dashur" Roos.

“Tani për tani, ne jemi thjesht miq. Dhe me 'miq' dua të them, shumë të ngushtë, të cilët gjithashtu puthen dhe përqafohen. Ok, kështu që nuk dua të them aspak 'miq'. Jeta është qesharake… ,” postoi King në një histori të veçantë në Instagram.

Të shtunën, Roos, postoi një foto komode me King, e cila më pas shpërndau imazhin në historinë e saj në Instagram.

Në tetor 2019, King u nda nga burri Jim Edmonds pas pesë vitesh martese. 

Ata ndajnë tre fëmijë: vajzën Aspen, 4 vjeç dhe djemtë binjakë 2-vjeçarë, Hayes dhe Hart.

Majin e kaluar, King dhe biznesmeni Schauf, 40, e bënë zyrtare romancën e tyre Instagram . 

Pas ndarjes së tyre vjeshtën e kaluar, Schauf i tha Page Six se ai dhe King mbeten "shokë të mirë".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Will Roos (@willroos)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco