‘Erdha për Tean’/ Dalin fotot, Andi 2 njihej me Tean më parë?

‘Erdha për Tean’/ Dalin fotot, Andi 2 njihej me Tean më parë?

23:10, 17/01/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më pare, pati hyrje të reja në emisionin “PërPuthen”. Por njëri prej tyre ra më tepër në sy për shkak të debateve dhe deklaratave që bëri. Bëhet fjalë për Andi Artanin, i cili është 24 vjeç dhe është shqiptar i Kosovës por që ka lindur në Brooklyn, ndërsa jeton në New York.

Sapo hyri Andi deklaroi se kishte një pëlqim ndaj Teas e cila tanimë është shprehur se do vazhdojê njohjen me Andin e parë, por kjo nuk ka shumë rëndësi për djalin që vjen nga Amerika pasi është në gjendje t’i fitojë zemrën asaj me çdo kusht. 

Jo shumë mund ta dinë por Andi i “ri”, Tea dhe Melisa kanën qenë të pranishëm në të njejten feste. Kjo pasi vajzat kanë qenë të ftuara disa javë më parë në ditëlindjen e këngëtarit shqiptar, Ardit Çuni, që ka miqësi me të dyja vajzat dhe djalin gjithashtu.

Andi 2 ka qenë në të njëjtën festë me vajzat por nuk dihet nëse kanë krijuar miqësi bashkë në festë. Mund të jetë "bashkim" i rastësishëm, por fotot kanë ngjallur debat.  

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco