Telashe për aktorin e njohur, fotografohet duke thyer rregullat anti-Covid

Telashe për aktorin e njohur, fotografohet duke thyer rregullat anti-Covid

16:03, 17/01/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Tom Hardy është fotografuar teksa ka thyer rregullat që janë vendosur në SHBA, pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19.

Prej datës 4 janar është bllokuar aktiviteti i të gjitha palestrave, por aktori i duket se s’do t’ia dijë.

“The Sun” ka fotografuar 43 vjeçarin teksa shihet duke dal nga stërvitja e arteve marcialeve dhe menjëherë fotot janë bërë virale.

Nuk e dimë si do të procedojë policia me aktorin.

Kujtojmë se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora thye rregullat e Covid-19, pak muaj më parë, teksa festonte ditëlindjen me një grup të madh njerëzish.

Ndërsa pak javë më parë, aktorja Priyanka Chopra aktualisht po jeton në Londër me bashkëshortin e saj, këngëtarin Nick Jonas, është fotografuar duke shkuar në një parukeri në pronësi të Josh Ëood, së bashku me nënën e saj, Madhu. Më pas dy oficerë policie kanë mbërritur pranë qendrës estetike dhe e kanë detyruar aktoren e nënën e saj të dalin menjëherë jashtë./Burimi: The Sun/Pershtati: K.H/Syri.net/

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco