I dashuri turk i Genta Ismailit, bën tatuazh shqiponjën dykrenare

I dashuri turk i Genta Ismailit, bën tatuazh shqiponjën dykrenare

12:36, 17/01/2021
A+ Aa A-

Jemi mësuar të shohim dedikime të ndryshme dashurie mes një çifti dhe një ndër to është edhe dedikimi përmes një tatuazhi, duke shkruar apo pikturuar diçka domethënëse për partnerin.

Mirëpo, rasti në fjalë është akoma më i thellë.

Bëhet fjalë për partnerin turk të Genta Ismailit, i cili nuk i kursen aspak deklaratat dhe dedikimet e njëpasnjëshme të dashurisë për këngëtaren.

Dhe, së fundmi ai ka bërë një tatuazh të ri, dedikuar Gentës, ose më saktë, vendit ku Genta u lind dhe rrit, Shqipërisë.

Ishte vetë këngëtarja, ajo që e ndau këtë dedikim me ndjekësit, teksa postoi një video në InstaStoryn e saj, teksa shihej qartazi tatuazhi me shqiponjën dykrenare në krahun e partnerit të saj turk, Usta.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco