Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Selena Gomez publikon këngën e re, fansat: Dedikim për Justin Bieber

Selena Gomez publikon këngën e re, fansat: Dedikim për Justin Bieber

12:12, 17/01/2021
A+ Aa A-

Selena Gomez ka publikuar këngën më të re me titull “De Una Vez” dhe fansat janë shumë të sigurt se është shkruar për Justin Bieber.

Kënga e publikuar një ditë më parë është në gjuhën spanjolle, për të cilën tha se është “fillimi i diçkaje që kam dashur ta eksploroj prej kohësh”, sipas 'E News'.

Duke iu referuar tekstit, fansat mendojnë se kënga trajton thyerjen e zemrës, mbijetesën, identitetin dhe pavarësinë, tema të ngjashme të trajtuara në hitin e vitit 2019, “Lose You to Love Me”.

Dhe kur bëhet fjalë për zhgënjimin, fansat natyrshëm nuk mund të mos mendojnë për Bieber, me të cilin ka qenë e lidhur për shumë vite.

“Nuk dhemb si më parë, jo. Plaga e dashurisë tënde u shërua. Një herë e përgjithmonë, jam më e fortë vetëm. Nuk pendohem për të kaluarën. E di që koha e kaluar pranë teje më preu krahët, por tani ky kraharor është i papërshkrueshëm nga plumbat”, thotë Selena në këngën e saj.

Sidoqoftë, ka nga ata që mendojnë se bëhet fjalë për një person tjetër dhe disa thjesht duan që Gomez të harrojë Bieber.

Në një intervistë për Vogue, këngëtarja e famshme tha: “Është një këngë kaq e bukur dhe mendoj se ka një kuptim shumë të fuqishëm pas saj për këdo që i është thyer zemra.” 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco