Harika aksidentohet, vajzat mësojnë ku ndodhet Kaderi, të hënën në 'Lule të vetmuara'

Harika aksidentohet, vajzat mësojnë ku ndodhet Kaderi, të hënën në 'Lule të vetmuara'

08:32, 17/01/2021
A+ Aa A-

Harika njofton Meralin se Kader është gjallë por nuk i tregon vendin ku ajo ndodhet.

Ndërkohë Ezhder ndjek me makinë Harikën për ta ndaluar. Harika e frikësuar humb kontrollin e automjetit dhe bie në humnerë.

Maxhide dhe vajzat mësojnë se Harika ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Harika zgjohet ndërsa Ezhder përpiqet ta ndalojë të flasë.

Feride i vihet pas një tjetër çështjeje. Maxhide mëson se Harika ka shkuar në Shile dhe ka parë Kaderin.

Ajo fajëson veten dhe Ezhderin për aksidentin e Harikës.

Vajzat vendosin të gjejnë në cilin vend ka shkuar Harika me shpresën se aty ndodhet Kader.

Por Ezhder i ngatërron mendimet duke i futur në dyshime se Maxhide mund ta ketë rrëmbyer Kaderin.

Meral sulmon Maxhiden dhe i kërkon t’i thotë ku ndodhet Kaderi. Vajzat shkojnë në shtëpinë në Shile por nuk e gjejnë Kaderin.

Ezhder e ka fshehur Kaderin në një shtëpizë në pyll./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco