Jonida Vokshi ndryshon look, nuk e njeh as bashkëshorti

Jonida Vokshi ndryshon look, nuk e njeh as bashkëshorti

14:04, 16/01/2021
A+ Aa A-

 

Pas lindjes, Jonida i befasoi të gjithë me format e trupit të saj dhe çdo kilogram që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, e humbi menjëherë.

Madje, pasi u bë nënë moderatorja vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim në pamjen e saj, duke ndjekur rregullin e pashkruar të hapjes së ngjyrës së flokëve gjatë verës, duke shtuar disa highlights në flokët e saj.

Ky ndryshim u prit shumë mirë nga fansat dhe në fakt e ndryshoi shumë Jonidën.

Kështu, ajo vendosi të shtonte akoma më shumë nuanca e të afrohej edhe më kah biondes dhe në fillim mezi njihej.

Një ndryshim të vogël moderatorja mjaft e dashur e ekraneve shqiptare e paska ruajtur edhe për stinën e dimrit.

Ditën e sotme, Jonida ka postuar një video në “Instagram” ku shihej në makinë dhe gjejeni pak! Ka prerë balluke.

Ndryshimi i look-ut të saj ka befasuar edhe  bashkëshortin e saj, Besnik Krapi, i cili shkroi: “Kush është kjo?”, koment që ka shkaktuar batuta mes tyre ku u përfshi edhe aktorja, Olta Daku.

“Shoqja e Olta Dakut me sa di une,”- iu përgjigj Jonida të shoqit.

Ndërsa Olta Daku iu kthye: “Eshtë nusja jote Besnik!”, koment që u shoqërua me batutën e aktorit: “E di more e di. E njoha prej makines.”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco