Një vit pa Xhevdet Ferrin, e bija prek me postimin e saj: Prapë më mungon shumë...

Një vit pa Xhevdet Ferrin, e bija prek me postimin e saj: Prapë më mungon shumë...

13:07, 16/01/2021
A+ Aa A-

Si sot një vit më parë aktori i njohur Xhevdet Ferri u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Vajza e tij, Bora e ka kujtuar të atin e saj me anë të një statusi prekës në rrjete sociale.

Ajo shprehet se gjatë këtij viti që i ka munguar figura atërore ka marrë shumë leksione jete, që nuk i kishte marrë kurrë në 34 vitet e rrugëtimit me babanë e saj.

Statusi i plotë:

 “Hi papi, prapë unë, “xhandari i vogël”, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha s’është më lineare për mua.

Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu.

Funny he?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si në këtë vit që s’ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima.

Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë”, 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco