Bashkëshortja e  Kobe Bryant, prek me statusin e saj

Bashkëshortja e Kobe Bryant, prek me statusin e saj

11:01, 16/01/2021
A+ Aa A-

Në 26 janar bëhet plot 1 vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, që i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, vjazës së tij, Gianna dhe 7 personave të tjerë.

Koha nuk ka mundur të lehtësojë dhimbjen për familjen e basketbollistit të ndjerë, por bashkëshortja e tij ka treguar se ku e ka gjetur arsyen për të jetuar gjatë këtij viti me këtë hidhërim kaq të madh.

Vanessa Bryant ka bërë një postim prekës në rrjete sociale dhe ju ka dhënë një këshillë mjaft të vyer ndjekësve të saj.

“Më lini të jem e vërtetë. Hidhërimi është një tufë emocionesh të ngatërruara. Një ditë ti je duke qeshur dhe të nesërmen të duket sikur nuk je gjallë. Dua t’ju them njerëzve që po luftojnë me dhimbjen dhe humbjen zemërthyese. Gjeni arsyen tuaj për të jetuar. E di që është e vështirë. Unë shikoj vajzat e mia dhe përpiqem ta shtyj atë ndjenjë vetëm për to. Vdekja është e garantuar, por të jetuarit pjesën tjetër të ditës nuk është. Gjeni arsyen tuaj”, ka shkruar Vanessa në një postim në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco