Rovena Stefës zbulon se partneri i saj është nga Kosova dhe disa detaje nga lidhja e saj

Rovena Stefës zbulon se partneri i saj është nga Kosova dhe disa detaje nga lidhja e saj

08:47, 16/01/2021
A+ Aa A-

Rovena Stefa pak ditë më parë pranoi se është në një lidhje dashurie dhe shpreson që me mashkulli që ka në krahë të shkojë drejt martesës pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

Dhe gjatë një interviste së fundmi, zbuloi më shumë detaje duke thënë se partneri saj është nga Kosova, por nuk i zbuloi identitetin.

Këngëtarja la të nënkuptohet se ai jeton në Shqipëri dhe kur u pyet se ku do jetojnë u shpreh se “kjo nuk është problem”.

“Cun kosove në Shqipëri. Dashuria si të vijë thonë, si të jetë prej kosove si të jetë prej Shqipërie. Unë tashmë jam në një lidhje dhe ai është nga Kosova,”- tha Rovena Stefa, e ftuar në “RTV Dukagjin”.

“Do vijë ai në Shqipëri apo do vish ti në Kosovë?”- e pyeti moderatorja.

“Këtu nuk është problem, e rregullojmë,”- shtoi këngëtarja.

Në një intervistë në emisionin “Rudina” pak ditë më parë, ajo pranoi se është e dashuruar dhe se do bëjë një dasmë me 2000 të ftuar, pasi “ka pritur shumë vite për tu martuar”.

“Lajmi i ri është që jeta vazhdon dhe është shumë e bukur. Shpresoj që për 2021 të kem edhe dicka të tillë, kam punuar në atë drejtim. Viti na suprizoi, madje edhe dasma u shtynë. Mu shty edhe dasma ime, sepse dua të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Do më pëlqente shumë një dasmë e madhe, dua të gëzohet i madh e i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë është i ftuar. Ka pritur boll vite që të martohem,”- tha ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco