FOTO/ 50 vjeçe, Jennifer Lopez tregon sekretet e bukurisë së përjetshme

FOTO/ 50 vjeçe, Jennifer Lopez tregon sekretet e bukurisë së përjetshme

19:50, 15/01/2021
A+ Aa A-

Ajo është 51 vjeçe dhe duket si një 20-vjeçare. Jennifer Lopez është padyshim shembulli perfekt se mosha është thjesht një numër. Gjithmonë kemi qenë kurioz të dimë sekretet e saj të bukurisë dhe këngëtarja më në fund i ka zbuluar publikisht një më një.

Përveç rutinës së bukurisë që ndjek, Jennifer është shprehur se për një grua është shumë e rëndësishme që të kujdeset për atë çfarë ndodh brenda saj së pari, që të duket e bukur dhe jashtë. Ajo ka treguar për revistën “Elle” 5 trajtime bukurie, pa të cilat nuk mundet të jetojë. Ato përfshijnë gjumin, kremin e diellit, serumet, suplementet dhe të pasurit një jetesë të shëndetshme.

Këngëtarja e hitit “On The Floor” shprehet se sekretin e vërtetë të bukurisë së saj, ajo e ka mësuar nga nëna dhe tezja e saj.

Ajo ka thënë se në vend që të harxhojë shumë të mëdha parash në produkte kozmetikë, preferon që të përdorë suplemente natyrale që e bëjnë lëkurën të shëndetshme.

Gjithashtu, ajo thotë se përbërësi kryesor në disa prej produkteve të saj është ekstrakti i ullirit.

Gjithashtu ka thënë se tregohet shumë strikte me dietën e saj, duke i kushtuar shumë rëndësi se çfarë konsumon.

Kujtojmë se së fundmi, Lopez ka publikuar videoklipin e këngës “In the morning”. Në të ajo është shfaqur totalisht nudo dhe ka zbuluar çfarë mesazhi fshihet pas.

“Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’. Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka shpjeguar këngëtarja, pasi ka publikuar një pjesë të klipit në Instagram./Burimi:Elle/ 

 

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco