Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Këngëtarja e njohur përkujton me fjalët prekëse bashkëshortin në 5-vjetorin e vdekjes

Këngëtarja e njohur përkujton me fjalët prekëse bashkëshortin në 5-vjetorin e vdekjes

17:33, 15/01/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Celine Dion ka përkujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Rene Angelil në 5 vjetorin e vdekjes.

52-vjeçare postoi një fotografi në Instagram, ku shihet duke shtrënguar duart e Angelil, krahas së cilës shkroi: “Rene, kanë kaluar 5 vjet tashmë…Nuk ka asnjë ditë që të mos mendojmë për ty.

Po kërkojmë tani më shumë se kurrë, të na udhëheqësh, mbrosh dhe të vazhdosh të na shikosh. Lutemi që dashuria jote të shkëlqejë në të gjithë botën, për të gjithë ata që në këto momente, po kalojnë kohë të vështira. Do të jesh në zemrat dhe jetët tona përgjithmonë. Të duam, Celine, René-Charles, Nelson and Eddy.”

Artistja kanadeze ishte e martuar me menaxherin e saj që nga viti 1995.  Bashkëshorti i saj ndërroi jetë nga kanceri në moshën 73 vjeçare. Ata u takuan për herë të parë kur Dion ishte vetëm 13-vjeç. Çifti kanë tre fëmijë së bashku René-Charles, 19-vjeç, dhe binjakët 10-vjeçarë, Nelson dhe Eddy.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco