Kris Jenner reagon pas skandalit të tradhtisë së Kanye West dhe Jeffree Star

Kris Jenner reagon pas skandalit të tradhtisë së Kanye West dhe Jeffree Star

17:03, 15/01/2021
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë më parë, ylli i TikTok, Ava Louise, hapi thashethemin në rrjetin social TikTok, se Kanye West dhe Jeffree Star kanë pasur një romancë disa mujore së bashku.

Pas këtij pretendimi, rrjeti u mbush me lajmë mbi tradhëtinë e mundshme të Kanye me grimierin Jeffre Star.

Pasi thashethemet morën dhenë, Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube, të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.

Megjithatë, ai hodhi një hije dyshimi mbi mamanë e Kim-it, Kris Jenner, për të cilën u shpreh se është ajo që e ka ngatërruar këtë histori dhe ka nxjerrë lajme të pavërteta.

Kim dhe Kanye nuk kanë reaguar publikisht, ndërkohë që mediat e huaja mësojnë se Kris e ka hedhur në gjyq vajzën që shpërndau videon e rreme në Tik Tok.

Ava Louise e cila përhapi këto thashetheme, pranoi vetë së fundmi se gjithçka ishte një trillim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco