'Nevoja për një moral të ri s*ksual’/ Zhaklin Lekatari tregon më shumë për shkrimin që bëri xhiron e rrjetit

'Nevoja për një moral të ri s*ksual’/ Zhaklin Lekatari tregon më shumë për shkrimin që bëri xhiron e rrjetit

11:44, 15/01/2021
A+ Aa A-

Në emisionin e mëngjësit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ditën e sotme ishte e ftuar në një lidhje me ‘Skype’ aktivistja dhe blogerja, Zhaklin Lekatari.

Ndër të tjera, ajo foli për një shkrim të sajin, i cili së fundmi ka bërë xhiron dhe është komentuar shumë në rrjet, ‘Nevoja për një moral të ri seksual’.

Zhaklin e nisi intervistën duke treguar se si ka ndikuar pandemia në jetën e saj.

“Pandemia ka ndikuar tek unë, jo se u çmenda por nuk arrita të prodhoja si më parë ndërsa tani i jam rikthyer jetës normale”, u shpreh ajo.

Shrkimi i saj i ri ka qenë mjaft i komentuar në rrjet, dhe e pyetur nga Flavio se kujt ja drejton këtë 'moral të ri seksual', Zhaklina tha:

“Sigurisht që ja drejtoj shoqërisë, vetes dhe të gjithëve.

Nuk më pëlqen të gjykoj qeverinë, pasi mendoj se qeveria jemi vetë, duhet të ndryshojmë ne dhe duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, që dinamika të ndryshojë situatatat tek ata që na drejtojnë.

'Nevoja për një moral të ri seksual' vjen sepse teknologjia është pjesë përbërese e jetës tonë, sapo zgjohemi marim tel dhe shikojmë në rrjete sociale se çfarë ka ndodhur.

Nuk më duket normale që në te mohojmë realiteti , por është tepër normale të pranojmë një moral të ri, dhe një etikë dhe moral të ri duke përfshirë realitetin e ri.”

Flavio: Pikërisht këtu doja të ndaloja, pasi që kur është fjala tek *seksuale* njerëzit kanë prirje të keqkuptohen, duke menduar për aktin seksual, kam përshtypjen se e ke për diskursin dhe mënyrën si e gjykojmë dhe paragjykojmë këtë aspekt?

Zhaklina: Sigurisht ka të bëjë me standartet e dyfishta ka të bëjë me ato besimet mesjetare të dyfishta, të cilat i kemi tashëguar , ka të bëjë me disa bindje klishe që janë të marra diku dhe zbatohen, të gjitha këto janë deformime.

Ndër të tjera, Zhaklina theksoi se janë dhe brezat e vjetër ato që duhen trajnuar, pasi një moral i ri seksual nuk mund të mësohet në shkolla,  dhe kjo është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë.

Githashtu, Zhaklina u pyet nga Flavio se çfarë mendon mbi të rinjtë dhe të rejat në programet e Tv kombëtare të cilat kanë në fokus ‘çiftimin’ e personazheve në program.

‘Ky është një trend që ka filluar në vititn 2000 kur Tv ka marrë njërëz, persona të terrenit dhe të përditshëm dhe që s'janë të filturar për të pasur një sjellje etike që respekton shikuesin, një sjellje të pranueshme në televizion, si psh aftësi për të mbaruar një fjali apo për të dhënë mesazhe të vërteta.

Mendoj se nëse ne dëshirojmë, me kalimin e  kohës ne mund të ndryshojmë , këto janë probleme kulturore dhe kërkojnë metoda pedagogjike për tu larguar.” /R.Dogjani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco