Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pas takimit me Anën, Sindi i kthehet Fatjonit: Po bën lojë, do të bësh xheloze Melisën

Pas takimit me Anën, Sindi i kthehet Fatjonit: Po bën lojë, do të bësh xheloze Melisën

09:40, 15/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshmë në ‘Përputhen' u transmetua takimi i Fationit dhe Anës, një takim që ndezi mjaft debat në studio, për vetë faktin se shumica e pjesmarrësve në format, nuk besojnë se ka një kimi mes dyshes.

Të kundërtën, thotë vetë Fationi dhe Ana dhe të cilët këmbëngulin se mes tyre ka një pëlqim të madh.

Ndër të tjerë, ishte dhe Sindi, ajo e cila shprehu mendimin e saj në lidhje me dyshen, ku tha se kjo është një lojë nga ana e Fationit dhe se Fationi po luan.

Arsyeja e kësaj loje nga ana e tij, sipas Sindit, është fakti se ai do të bëjë xheloze Melisën.

Sindi: Sa herë shoh takimet e tyre shoh një Anë shume të dhënë, kurse Fationi jo. Bazohem në faktin se ti me Melisën ke pasur një ndjenjë më të fortë. Më duket sikur gjatë gjithë kohës mundohesh të krijosh një lojë tjetër, që në njëfarë mënyre do të xhelozosh Melisën.

Fationi: Mendon se unë bëj lojë?

Sindi: Në këtë rast, po.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco