Të jetë kjo arsyeja e ndarjes së Tunës me Patrisin?: E ngecur ...

Të jetë kjo arsyeja e ndarjes së Tunës me Patrisin?: E ngecur ...

10:57, 14/01/2021
A+ Aa A-

 Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit.

E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi.

Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social.

Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit.

E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës.

Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”.

Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën.

Askush nuk ka folur publikisht për ndarjen, mirëpo postimi i fundit i Tunës në InstaStory na bëri të mendojmë se ajo kërkon të thotë diçka.

Këngëtarja ka publikuar një shprehje paksa ‘të hidhur’ që kujt t’i djegë, le ta mbajë.

“E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco