Anne Hathaway e urren emrin e saj: 'Më thirr çdo gjë përveç Anne'

Anne Hathaway e urren emrin e saj: 'Më thirr çdo gjë përveç Anne'

10:44, 14/01/2021
A+ Aa A-

Sa herë që Anne Hathaëay shfaqet në një premierë të filmit dhe njerëzit bërtasin emrin e saj, ajo ka rikthime në fëmijërinë e saj.

"I vetmi person që më quan Anne është nëna ime, dhe ajo e bën atë vetëm kur është e nxehur me mua" tha aktorja fituese e Oskarit në episodin e së martës në The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon . 

“Kështu që sa herë që dal në publik dhe dikush thërret emrin tim, mendoj se do të më bërtasin’.

Ajo ka treguar se në moshën 14 vjeçare, kur xhiroi një reklamë, ju tregoi njerëzve se duhej ta thërrisnin sipas emrit të saj, por nuk e mendoi se gjithë jetën do i ngelej emri “Anne”.

Kështu ajo ju ka bërë thirrje njerëzve që ta thërrasin me pseudonimin e saj, Annie, ose si të duan ata përveçse me emrin e saj të vërtetë.

“Unë jam Annie. Njerëzit më quajnë Zonjusha H, njerëzit më thërrasin Hath, kështu që ndihuni të lirë, më thërrisni si të doni, por jo Anne”, është shprehur aktorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco