DeGeneres tregon situatën komike me ekipin e saj kur mësoi se ishte infektuar me COVID

DeGeneres tregon situatën komike me ekipin e saj kur mësoi se ishte infektuar me COVID

10:27, 14/01/2021
A+ Aa A-

Ellen DeGeneres është kthyer në televizion ditën e djehsme (13 janar) dhe përdori monologun e parë të ‘’Ellen’’ për të shpejguar se si e mësoi ajo se ishte infektuar me COVID-19.

‘'Unë isha duke u përgatitur për të regjistruar shfaqjen, po vendosja extensions dhe po bëja grimin. Asistenti im Craig hyn brenda dhe thotë: Keni rezultuar pozitive. Të gjithë që ishin rreth meje ikën. Ishte një situatë qesharake teksa shihje njerëzit të largoheshin nga studioja duke vrapuar. Disa nuk janë kthyer që nga ajo kohë. Sidoqoftë unë u largova nga studioja menjëherë dhe ekipi ynë i sigurisë COVID informoi të gjithë me të cilët kisha qënë në kontakt. Shkova në shtëpi dhe vazhdova karantinën’'  më pas DeGeneres shton:

Tri ditët e para kam fjetur 16 orë në ditë. Ditën e katërt u zgjova nga dhimbjet në shpinë. Më pas mjeku më dha disa qetësues muskujsh.

DeGeneres njoftoi diagnozën e saj më 10 dhjetor, duke shkruar në Twitter:

 “Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju ??bëj të ditur të gjithëve se kam rezultuar pozitiv për Covid-19. Për fat të mirë, tani jam mirë. Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC. "

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco