Finalizohen procedurat e divorcit mes Justin Hartley dhe Chrishell Stause

Finalizohen procedurat e divorcit mes Justin Hartley dhe Chrishell Stause

09:23, 14/01/2021
A+ Aa A-

Justin Hartley dhe Chrishell Stause më në fund i kanë dhënën fund martesës së tyre të shumë përfolur.

Aktorët, prej kohësh ishin pjesë e një divorci i cili ngeli ‘pezull’ që nga viti 2019 dhe me sa duket, më në fund kanë arritur të zgjidhin problemet e ndarjes.

“Të dy hynë në zgjidhje konfidenciale për sa i përket kushteve të divorcit, duke përfshirë mbështetjen e njëri-tjetrit”, ka thënë një burim për Us Weekly.

‘Chrishell ka vazhduar jetën e saj’, shtoi burimi duke thënë se ‘pret me padurim fillimet e reja’.

Dyshja për herë të parë u përfol për një romancë në fillim të vitit 2014.

Stause tha në një deklaratë se vendimi për divorc u mor shumë shpejt dhe ishte mjaft impulsiv.

Kjo e fundit deklaroi se u njoftua për divorcin pak minuta pasi u largua nga shtëpia e tyre për në punë.

“Unë menjëherë mora vetëm disa gjëra dhe dola shpejt nga atje. Unë nuk e dija me të vërtetë se ku do të shkoja ose çfarë do të bëja, por vetëm duhet të largohesha”, vazhdoi ajo.

Ndërkohë, kujtojmë se aktualisht duket se Hartley e ka marrë mjaft mirë veten pas kësaj ndarjeje, pasi ai tashmë është duke shijuar lidhjen e re me Sofia Pernas.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco