Meral arrestohet, ja çfarë ka ndodhur me Kaderin, sot në 'Lule të vetmuara'

Meral arrestohet, ja çfarë ka ndodhur me Kaderin, sot në 'Lule të vetmuara'

08:38, 14/01/2021
A+ Aa A-

Meral dhe vajzat shqetësohen pasi nuk gjejnë dot Kaderin

Ejlyl dhe Xhemre tentojnë të largohen fshehurazi nga konvikti por kapen nga Neriman.

Vajzat telefonojnë Songylin për t’i kërkuar ndihmë.

Policia merr në pyetje Meralin për zhdukjen e Kaderit por ajo nuk mban mend asgjë.

Meral arrestohet pasi policia gjen bluzën e larë në gjak dhe telefonin e Kaderit të thyer.

Ejlyl dhe Xhemre dëshmojnë se e kanë parë mesazhin që Meral i dërgoi Kaderit.

Songyl çmendet kur mëson se Kader është zhdukur.

Meral dëshmon para komisar Aliut dhe i tregon dyshimet e saj për Ezhderin.

Situata vështirësohet edhe më shumë për Meralin kur analizat tregojnë se gjaku në bluzën e saj i përket Kaderit.

Songyl fajëson Meralin dhe e akuzon për zhdukjen e Kaderit.

Ezhder i tregon Maxhides sesi e zbatoi planin e tij duke plagosur Kaderin e duke lyer Meralin me gjakun e saj për t’i lënë fajin.

Kader është gjallë dhe e burgosur në një shtëpi jashtë qytetit./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco