Me fotot që nuk i kishim parë kurrë, Katy Perry uron Orlando Bloom për ditëlindje

Me fotot që nuk i kishim parë kurrë, Katy Perry uron Orlando Bloom për ditëlindje

20:17, 13/01/2021
A+ Aa A-

Aktori Orlando Bloom feston sot 44-vjetorin e lindjes. Partnerja e tij, Katy Perry e ka uruar fjalët më të bukura në këtë ditë të veçantë.

Këngëtarja ka postuar në rrjete sociale disa foto të papublikuara më parë, duke iu ofruar ndjekësve në këtë mënyrë një pjesëz nga jeta e çiftit të famshëm.

“Gëzuar ditëlindjen e 44-të dashuria ime, baba i mrekullueshëm e Dove-s time dhe pasqyra vezulluese që sheh dhe reflekton atë që unë nuk mund të shoh akoma.Faleminderit që gjithmonë kthehesh në dyshek me mua. Kaq e lumtur që hëna ime zbuloi diellin e saj, të dua sa gjithë bota”, ka shkruar Katy krahas fotove.

Lidhja e tyre nisi në 2016-ën në Golden Globes. Ata u ndanë për pak kohë në 2017, për t’u ribashkuar më pas po atë vit.

Ata janë prindër të një vajze, të pagëzuar me emrin, Daisy Dove, e cila erdhi në jetë në fund të Gushtit.

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco