U bë nënë 1 muaj më parë, aktorja e njohur prezanton të birin dhe zbulon emrin e tij

U bë nënë 1 muaj më parë, aktorja e njohur prezanton të birin dhe zbulon emrin e tij

19:12, 13/01/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur, Emma Roberts u bë nënë për herë të parë e një djali, në muajin dhjetor të 2020.

Së fundmi, aktorja ka treguar emrin e të birit dhe ka pozuar për herë të parë në rrjete sociale përkrah tij.

Aktorja publikoi një imazh shumë të ëmbël, në të cilin shfaqej duke mbajtur në krahë të voglin dhe duke e parë me sytë plot dashuri.

“Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë. Drita jonë, Rhodes Robert Hedlund”, ka shkruar ajo përkrah fotos.

Emma e konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë në muajin gusht. Ajo publikoi një foto të barkut të rrumbullakosur, ndërkohë që shfaqej përkrah partnerit të saj, Garret Hedlund.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco