Aktori i njohur pranon se është kanibal, publikohen bisedat

Aktori i njohur pranon se është kanibal, publikohen bisedat

13:08, 13/01/2021
A+ Aa A-

Të gjithë e kujtojnë atë të ëmbël dhe romantik në ''Call Me by Your Name'' por një stuhi  e dhunshme në rrjetet sociale ka goditur Armie Hammer.

Një bisedë që ai kishte me një vajzë është bërë virale. 

Bomba u nis nga faqja e thashethemve ‘Just Jared’ e cila publikoi përmbatjen e bisedave që Hammer kishte me një ndjekëse të saj.

Armie  i shkruante vajzës:

Jam shumë i ngazëllyer dhe i hutuar për të thënë pse. Jam shumë i ngazëllyer për të mbajtur zemrën tënde dhe për ta kontrolluar atë kur ajo rreh. Unë jam 100% kanibal. Unë do të ha ty. Është e frikshme ta pranoj. Nuk e kam thënë kurrë më parë. Një herë nxora zemrën e një kafshe ende të gjallë dhe e hëngra atë ndërsa ishte e ngrohtë’.

Por kjo nuk është e gjitha në këto mesazhe gjithashtu ato përmbajnë dhe rrëfime të praktiva të vampirizimit.

Tani janë të gjithë në pritje se si do të mbrohet aktori.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco