Pali Kuke tregon për herë të parë historinë e pabesueshme që si Vaçe Zela shpëtoi Ansamblin e Shtetit

Pali Kuke tregon për herë të parë historinë e pabesueshme që si Vaçe Zela shpëtoi Ansamblin e Shtetit

12:19, 13/01/2021
A+ Aa A-

I ftuanë në ‘A show’ me Adi Krastën ishte regjisori i njohur Pali Kuke i cili ndër të tjera foli dhe për legjendën e muzikës shqiptare Vaçe Zelën.

Ai tregoi sesi Vaçe kishte shpëtuar Ansamblin e Shtetit  nga rënia në humnerë.

Pali Kuke: Vaçja  ka histori dhe ngjarje shumë të bukura. Nuk ishte kryeneçe vetëm pse nuk pranonte të regjistrohej, por  ishte kryeneçe në përgjithësi për shembull  mund të them që në kohën kur e morën nga Estrada e Tiranës dhe e sollën në Ansamblin e Valleve dhe Këngëve i duhej të këndonte javë për javë.

I thashë Manush Myftiut që nuk pranon të këndojë javë për javë dhe ishte shumë e guximshme për atë kohë .Vaçja ka historia të jashtëzakonshme dhe një nga ato është nga turnetë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.

Ishim në një turne me shumë ambicie në Francë. Ansambli i Shtetit po jepte koncerte në sallat më kryesore në Francë. 18 ditë ishim vetëm në Paris. Ishin tre autobuza me kostumet më fanstastike, me ekipin me udhëheqjen dhe shoferat që ndërroheshin që të kurseheshin lekët që të mos flihej nëpër hotele sepse kaq ishte dieta , një dollar dita. Dhe tek ecnim nëpër bregdetin dalmat i zë gjumi të gjithë, natën dhe një ulërime e Vaçes bëri që të ndizen dritat dhe u dëgjua një palë frena të tmerrshme. Vaçja kishte parë ëndërr që ne po biem në humnerë. Kjo është e vërtetë si drita e syve të mi karshi teje. Dhe pas ulërimës së saj shohim, shoferin që përpëlitet dhe rrota e parë e autobuzit kishte rënë në humner.  Mbaj mend ndaluam menjëherë, u ngrit gjeti ca shkarpa, nxorri xhevzen dhe i bëri një kafe turke shoferit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco