Pali Kuke flet si rrallëherë për marrëdhënien e jashtëzakonshme me Sandër Prosin

Pali Kuke flet si rrallëherë për marrëdhënien e jashtëzakonshme me Sandër Prosin

11:41, 13/01/2021
A+ Aa A-

  |I ftuar mbrëmjen e djeshme në programin ‘A show’ në Syritv ishte regjisori i njohur Pali Kuke, ku foli për karrierën e tij si regjisor për më tepër për filmin ‘Plumbat perandorit’ film i xhiruar në vitet ’80. 

 Regjisori Kuke foli për  kushtete e vështira në realizimin e filmit por edhe për aktorët që ishin prezent si Sandër Prosi, i papërsëritshmi i kinemasë shqiptare, me role aq të spikatura që mbeten gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.

Adi Krasta: Pse e pranove me vështirësi ftesën?

Pali Kuke: ‘Ti doje një intervistë të madhe, të gjatë, reale, unë mendoj se nuk është koha pasi njerëzit janë bërë më nervoz besoj dhe nga pandemia dhe nuk duan të dëgjojnë histori të gjata .

Adi Krasta: Unë do të provoj se ka shumë interes dhe dëshirë të dëgjojnë. Kur është dëgjuar në Tiranë skena masive e jashtëzakonshme e ‘Plumba perandorit’, një skenë që Kinostudio e organizonte duke u sjell në fakt si një instuticion i rëndësishëm i madh , me një M të madhe sa tre kate, vetura me njerëz që dilnin në skenë. Aty ka një moment që dua ta tregoj dhe është moment i parë ku pranë atentatorit është një njeri.

Pali Kuke: Duket një njeri i lodhur nga detyrat që ka marrë përsipër .Po është emocion për mua sepse ai është babai im dhe tek po tundje Tirana nga dekori gjigand derisa protestonin dhe ministrat, pasi në zyrat e tyre varëm flamurët italian, ishte një shok shumë i madh. Bëheshin mbledhjet e anëtarëve të byrosë politike dhe kalonin poshtë, M-së të madhe të Musolinit dhe thanë : Çfarë po ndodh? Në një nga ditët me intesitet të madh, im atë erdhi të shikoj se çfarë po bënte djali i tij në xhirime .Edhe aty në moment thashë pse jo dhe ai është një dëshmitar, një figurant mund të bëjë një detyrë dhe ngeli një kujtimi i bukur.Ishte privilegj në këtë rast i imi sepse nuk qëllon të ketë mundësi të tillë .

    Adi Krasta: Ai ishte një grupim i ri njerëzish që bënin një film. Filmi ishte me shumë pretendime. Ardhja e perandorit në një vend ku del një djalë nga jugu që i bën një atentat është jashtë konteksteve komuniste e diktatoriale. Është një ngjarje e madhe për një vend?

    Pali Kuke: Ekzakt është një ngjarje e madhe siç po e thua ti me këtë emocion dhe me këtë dëshirë për të zhbiriluar se çfarë është kjo gjë , ti sapo e thua erdhi me emocion tek unë. Një ngjarje e jashtëzakonshme, shumë punë e madhe me gjithë grupin. Për të hulumtuar për të parë fotografi të kohës për tu futur në atmosferë .

    Adi Krasta: Kjo foto me Sandër Prosin tregon një raport të jashtëzakonshëm

    Po, Sandri ishte i jashtëzakonshëm nuk ishte vetëm një aktor. Është një fat shumë i madh që unë i preka, pata kontakt me plejadën e famshme të këtyre aktorëve që dhe këto që janë sot, thonë vetë që nuk vijnë më aktor të tillë. Ishin të nivelit botëror .Në atë izolim të tmershëm të madh që ishte Shqipëria këta përcaktonin figura shumë interesante me integritet shumë të madh dhe që ishin dhe të studiuar, nuk ishin thjesht nga rrugët. Sandri ishte muzikant, ishte letrar, filozof, psikolog, aktor. Kishte një plastik të jashtëzakonshme, domethënë la mjekrën hodhi gunën për shembull tek 'Udha e shkronjave' dhe u metamorfua. Këtu ka një rol të vogël të një bashkëfshatari të Vasil Laçit. Një peshkatar që kalon në ato rrugica ky është roli i Sandrit tek ky film i ngrohtë, i jashtëzakonshëm.

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco