Familja Lipa 'arratiset' drejt Meksikës për pushime, iu bashkohet edhe Anwar Hadid

Familja Lipa 'arratiset' drejt Meksikës për pushime, iu bashkohet edhe Anwar Hadid

10:30, 13/01/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe familja e saj, duket se po kalojnë ditë relaksi së bashku.

Familja e Dua Lipës, së bashku me të dashurin e saj Anwar Hadid, po kalojnë disa ditë pushimi në Tulum të Meksikës.

Ishin vetë familja Lipa, ata që ndanë me ndjekësit, momente nga pushimet në rrjetet e tyre sociale, ku duket se po kalojnë mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, ndau gjithashtu me ndjekësit një foto familjare të familjes Lipa, nga Meksika.

“Gati për 2021”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shihej i lumtur pranë bashkëshortes, Anesës, dhe tre fëmijëve të tij; Dua, Rina dhe Gjini.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco